Arbëri

Të rinjtë nga Kosova e Serbia dënojnë mohimin e masakrës së Reçkut nga Vuçiqi

Të rinjtë nga Kosova e Serbia dënojnë mohimin e masakrës së Reçkut nga Vuçiqi

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Kosovo) dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Serbi (YIHR Serbia), ka dënuar ashpër deklaratën e Presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në lidhje me mohimin e masakrës në Reçak.

Vuçiqi ditë më parë përsëriti se “gjithçka ishte sajuar nga ai mashtrues botëror, fabrikues dhe oportunist, Walker”, duke iu referuar ambasadorit amerikan në OSBE, William Walker.