Arbëri

MASHT-it i jepet edhe një mundësi ta realizojë projektin për arsim të Bankës Botërore

MASHT-it i jepet edhe një mundësi ta realizojë projektin për arsim të Bankës Botërore

Për shkak të ngecjes dhe vonesës në realizimin e projektit “Përmirësimi i Sistemit Arsimor në Kosovë” (KESIP), Banka Botërore ia ka dhënë edhe një mundësi Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) që ta përfundojë këtë projekt.

KESIP është dashur të përfundojë më 31 dhjetor të këtij muaji, por me kërkesë të Qeverisë, implementimi i tij është shtyrë për dhjetorin e vitit 2020, shkruan sot “Koha Ditore”.