Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jasharaj: Të mos u bëhet presion mësimdhënësve për rezultatet e PISA-s

Foto: Koha

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, po kërkon që të mos u bëhet presion mësimdhënësve për rezultatet e dobëta që nxënësit kosovarë shënuan në Programin për vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2018”.

Dy ditë pas publikimit të rezultateve të këtij testi, ku Kosova u rendit ndër vendet e fundit, Jasharaj ka deklaruar për gazetën se Sindikata nuk do të lejojë të fajësohen mësimdhënësit për këtë dështim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, fajtorë janë të gjithë ministrat e deritanishëm, drejtoritë komunale, si dhe vetë sistemi i arsimit. Ai ka paralajmëruar se nëse pas këtyre rezultateve Qeveria tenton t’i fusë mësimdhënësit në test dhe t’ua zbresë atyre pagat, do të ballafaqohet me veprime të ashpra nga SBASHK-u.

Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e një greve tjetër në fillim të vitit të ardhshëm, nëse mësimdhënësve nuk u dalin pagat me rritje sipas Ligjit të pagave të miratuar në shkurt të këtij viti. Në janar të këtij viti ishte mbajtur grevë 3-javore në arsim, pasi SBASHK-u kërkonte që në Ligjin për paga të ngriheshin koeficientet e pagave të punëtorëve të arsimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)