Fitimi i bankave këtë vit arrin në rreth 80 milionë euro

Leonita Bajrami 05 December 2019 16:48

Konventa vjetore i mblodhi të gjithë punonjësit bankarë këtë të enjte.

Me këtë rast, Shoqata e Bankave e Kosovës lansoi edhe Kodin e Praktikës Bankare.

Me këtë u tha se do të krijohet sistem i ri i funksionimit të bankave në Kosovë. Ky kod ka hyrë në fuqi më 5 dhjetor, raporton KTV.

Pjesëmarrës në Konventën vjetore ishte edhe Marco Mantovanelli, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.

Ai këtu përmendi edhe disa probleme me të cilat po ballafaqohet sektori bankar në vend.

“Kosova hyn në listën e vendeve ku mund të marrësh kredi shumë lehtë, do të thotë dokumentacioni nuk është problem. E këtu hyjnë edhe dy çështje shumë të ndjeshme. Kostoja dhe besimi. Ju e dini më mirë se unë, në rajon, në përgjithësi, huamarrja në mënyrë joformale është shumë e lehtë, në disa vende arrin edhe në 30%, kjo është çështja e besimit për të cilën po flas”, ka thënë Mantovanelli.

Këtu u përmendën disa probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Pjesëmarrës në Konventë ishin edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku u theksua ndihma që kjo bankë i ka dhënë Kosovës.

Rëndësi u është kushtuar edhe pozitës dhe rolit të gruas në këtë sektor, ku u tha se po punohet në fuqizimin e tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme