Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Siç njofton kumtesa nga LDK Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
“Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës. Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, përfundon njoftimi.
Artikuj të ngjashëm
-
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
-
Hamza para takimit me Kurtin: Po shkoj pa vija të kuqe, shpresoj në sukses
-
Analistët shtrojnë nevojën që diskutimet mes spektrit politik të jenë transparente
-
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
-
Mustafa i LDK-së ia kthen VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra për president