Deri tash, PZAP-i ka dënuar me 1,5 milionë euro partitë politike në Kosovë

Ardiana Thaçi Mehmeti Ardiana Thaçi Mehmeti 02 December 2019 19:21

Pavarësisht shqiptimit të gjobave që arrijnë vlerë e 1,5 milion eurove, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vazhdon të përballet me vështirësi të shumta në aspektin e hetimi të keqpërdorimit të votës.

PZAP-ja ka treguar se kjo shifër e gjobave është shqiptuar ndaj partive politike gjatë proceseve zgjedhore 2009-2017, raporton KTV.

Këto të dhëna u bënë publike në promovimin e dokumentit të historikut të këtij institucioni që përfshin të dhëna prej organizimit të parë të zgjedhjeve në vitin 2000, e deri te zgjedhjet e vitit 2017.

Kryetarja e Panelit të PZAP-së, Gyltene Sylejmani, ka thënë se një nga sfidat e tyre mbetet koha e shkurtër e ankesave, parashtrimi i keq i tyre, si dhe keqpërdorimi i identitetit të votuesve nga jashtë.

Shefi i OSBE-së, Jan Braathu ka thënë se Kosova me procesin e fundit zgjedhor ka dëshmuar pjekurinë më të madhe në rajon, por që ka ende vend për t’u përmirësuar.

“Ky publikim është dokumentim i rëndësishëm i suksesit të arritur nga ana e PZAP-së. Është shumë me rëndësi, jo vetëm për institucionet, por edhe për shoqërinë civile dhe akademikët, të cilët dëshirojnë të analizojnë rritjen dhe zhvillimin e këtij institucioni”, ka thënë Braathu.

PZAP-ja është organ i pavarur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili merret me rastet e ankesave dhe apeleve të partive politike gjatë proceseve zgjedhore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme