Arbëri

Qeveria e Shqipërisë premton rreth 800 euro në muaj për familjet e viktimave të tërmetit

Nga 100 mijë lekë në muaj ose rreth 800 euro, do të marrin të gjithë qytetarët shqiptarë që humbën familjarë të tyre në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, të mbajtur të hënën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se edhe pensionistët e prekur nga tërmeti, do të ndihmohen nga Qeveria, raporton KTV.