Një tërmet me madhësi 3.3 ballë të shkallës së Rihterit ka goditur sonte Malin e Zi, njofton Sektori i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Podgoricë.
Epiqendra e tërmetit ishte 8 kilometra në veri të Podhum, një fshat afër Komunës së Tuzit në ora 21.13, raporton RTCG.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Pika qendrore e këtij tërmeti ndodhet në një thellësi prej 22 km", thuhet në njoftim.
Instituti thekson se bazuar në një model numerik të ndryshimeve në intensitet me distancën në këtë rajon, madhësinë e tërmetit dhe thellësinë, ky tërmet nuk mund të shkaktojë dëme materiale.
Ndryshe, sot gjatë ditës, disa tërmete tjera kanë goditur edhe Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.