9 perditesime
00:59

Shkon në 49 numri i viktimave në Shqipëri

Përfundojnë operacionet e kërkim shpëtimit.

Nxirren dy trupat e fundit të pajetë në Durrës duke e çuar bilancin e viktimave në 50.

24 të vdekur në Durrës, 24 në Thumanë dhe 2 në Kurbin.

19:06

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, 48 të vdekur

Disa trupa janë nxjerrë sot nga Durrësi, në disa lokacione, teksa shifra fatale e tërmetit vdekjeprurës është rritur në 47.

Por, në qytetin bregdetar kërkimet vazhdojnë edhe në këtë orë.

17:28

TopChannel: Shkon në 45 numri i të vdekurve në Shqipëri

Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku Shqipërinë ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit, raporton TopChannel.

Tre trupa të pajetë janë gjetur në zonën e ish-kënetës, njofton ministria e mbrojtjes.

Tërmet i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera në dy ditë.

17:20

Pas përfundimit të kërkim-shpëtimit, nis shembja e pallateve në Thumanë

Pasi ka përfunduar ditën e sotme kërkim-shpëtimi në pallatet e shembura në Thumanë, tashmë ka filluar shembja e tyre.

Nga shembja e pallateve në Thumanë si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit kanë humbur jetën 20 persona.

Ndërkohë, bilanci i përgjithshëm i viktimave të tërmetit ka shkuar në 42./Tch/

16:41

Shkon në 42 numri i viktimave nga tërmeti Shqipëri

Numri i viktimave të tërmetit të së martës u rrit sërish. 42 janë trupat e pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Durrës e Thumanë, një shifër që e kalon atë të tërmetit të vitit ’79 me 40 viktima, që mbahet mend si më i rëndi.

I fundit u gjet në gërmadhat e hotelit Miramare, në zonën e plazhit.

Janë 17 viktimat në Durrës, 23 në Thumanë, ku janë ndërprerë kërkimet se nuk ka me persona nën rrënoja, dhe 1 person në Lezhë.

Mes tyre janë 4 fëmijë të moshave nga 3 deri në 8 vjeç.

Kërkimet vijojnë në Durrës, në zonën e ish –Kënetës dhe në lagjen numër 6, ku nën rrënoja ka ende persona të tjerë, transmeton Tv Klan.

16:28

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e njohur si “dy gjelat” në Durrës, kërkohen dy trupa

Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se specialistët francezë të emergjencës civile dhe efektive të komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat.

Në këtë vend, sipas informacioneve paraprake po kërkohet për dy trupa./Tch/

15:21

Momenti kur zjarrfikësit nxjerrin të gjallë 33 vjeçarin nga rrënojat e hotelit në Durrës

Pamjet e shpëtimit të 33 vjeçarit Adriatik Bode, i cili mbeti i bllokuar në rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës janë postuar në facebook nga zjarrfikësit e Mallakastrës.

Nën rrënojat e hotel "Mira Mare" aktualisht po kërkohet dhe për një person tjetër.

Nga tërmeti numërohen deri tani 41 të vdekur.

12:11

Në Durrës vazhdojnë kërkimet e personave nën rrënoja, dyshohet se janë edhe dy binjakë 3-vjeçar

Tek lagjja e quajtur ish Këneta në zonën e Durrësit ende po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë 5 persona që dyshohet se janë nën rrënoja, prej tyre 2 binjakë tre vjeçar.

Njësitet italiane të kërkim-shpëtimit të përkrahura edhe nga ato të Shqipërisë, janë duke kërkuar për të nxjerrë personat që dyshohet se janë nën rrënoja të ndërtesës katër katëshe, e cila është shembur thuajse tërësisht, raporton KTV që po qëndron në vendin e ngjarjes.

Në këtë objekt jetonte familja Lala nga Dibra.

Gjatë të martës dhe mërkurës 3 viktima të familjes Lala janë nxjerrë nga kjo ndërtesë. Ndërkohë, 1 person nga kjo familje është nxjerrë i gjallë.

11:03

Shkon në 41 numri i viktimave në Shqipëri

Është rritur bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Është konfirmuar viktima e 41-të si pasojë e tërmetit të së martës.

Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë./tch

08:55

Shkon në 40 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Është konfirmuar viktima e 40 si pasojë e tërmetit të së martës në Shqipëri prej 6.4 ballësh.

Viktima e fundit, që u nxor sot, siç raportoi KTV nga vendi i ngjarjes, u gjet nën rrënoja në Durrës.

Deri tash janë raportuar edhe 650 të lënduar me plagë të lehta apo të rënda.

Ndërkohë, ka ende persona nën rrënoja, edhe pse askush nuk mund të thotë një shifër të saktë sesa prej tyre janë nën rrënojat e pallateve dhe godinave të tjera të shkatërruara plotësisht.