Arbëri

Prishtina angazhon inxhinierë të ndërtimtarisë për të vlerësuar objektet shkollore pas tërmeteve në Shqipëri

Foto: Reuters

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Asociacionin e Arkitektëve, kanë mobilizuar një grup të inxhinierëve të arkitekturës e ndërtimtarisë për të vlerësuar objektet shkollore në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se kjo ndihmë vjen krahas ndihmave materiale.

“Janë gjithsejtë 42 objekte shkollore që duhen vlerësuar nga profesionistët nëse janë të sigurta dhe i plotësojnë kushtet, në mënyrë që të rifillojë procesi mësimor sa më parë”, ka thënë kreu i Komunës së Prishtinës.