Arbëri

Sot nga Lëvizja Vetëvendosje dërgohen përsëri ndihma

Lëvizja Vetëvendosje thotë se sot në orën 02:00 në mëngjes, konvoji prej 17 makinave të ndryshme, përfshirë edhe një autoambulancë, me 51 tonë ndihma ka arritur në Durrës.

“Shpërndarja e këtyre ndihmave po vazhdon edhe në këto momente”, thuhet në njoftimin e VV.

“Ky ishte konvoji i parë i këtij lloji, ndërkaq që ndihmat tjera të cilat janë mbledhur gjatë natës dhe po vazhdojnë të sillen nga qytetarë të shumtë gjatë gjithë kohës në të gjitha Qendrat Lëvizjes Vetëvendosje transportohen sot”, thuhet tutje në njoftim.

VV thotë se nisja do të bëhet në ora 15:00, nga Prizreni, ku do të jetë pika e takimit e konvojeve me ndihma nga Qendrat tjera.