Arbëri

Presidenti Meta anulon pritjen me rastin e 28 Nëntorit

Foto: Koha
 

Pas gjendjes alarmante në të cilën është vendosur Shqipëria pas tërmetit të mëngjesit të sotëm, ku 22 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë plagosur dhe ku numërohen shumë dëme materiale, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka anuluar pritjen e organizuar ditën e 28 Nëntorit, raporton Top Channel.

Me anë të një njoftimi për shtyp presidenti ka njoftuar anulimin e pritjes që ishte programuar që të zhvillohej tek Pallati i Brigadave në orën 19:00 në kuadër të pavarësisë së Shqipërisë.