Arbëri

Me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare hapet fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

Foto: Arben Llapashtica
 

Me shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës në Baza Gjinore, u shënua edhe fillimi i fushatës ndërkombëtare “16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore”.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se çdo vit, nga 25 nëntori, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, deri më 10 dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut, 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore, është një kohë për të nxitur veprime për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave rreth botës.