Arbëri

Protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të automjeteve

Foto: Koha

Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs” janë mbledhur sot para BQK-së për të protestuar kundër ngritjes së çmimeve të sigurimit të veturave.

“OFERTË: Kemi rritje të sigurimeve dhe zbritje të rrogave”, “Falimentimet e juaja nuk janë obligime të qytetarëve”, “BQK – Banda Qendrore e Kosovës”.

Image

Këto janë disa prej parullave që qytetarët e mbledhur para Bankës Qendrore të Kosovës po i mbajnë në duar, raporton Koha.net.

Ata janë duke protestuar në mënyrë të qetë, ndërsa veturat e tyre i kanë parkuar para BQK-së.

Kujtojmë se dje, një grup tjetër i njohur si “Marakli t’kerreve”, kanë protestuar para BQK-së kundër ngritjes së çmimit të sigurimit të automjeteve.

Nga BQK-ja kanë premtuar se do të shqyrtojnë kërkesën e tyre.

Ditë më parë, BQK-ja njoftoi se ka aprovuar kërkesën e kompanive të sigurimeve për rritje të çmimit të sigurimeve prej 26.6 për qind.