Arbëri

Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve

Qytetarët kërkojnë shfuqizimin e vendimit të BQK-së për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26 për qind për sigurimin e automjeteve po kundërshtohet edhe nga qytetarët e vendit, të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.

Kundër vendimit për shtrenjtimin e sigurimeve shprehet qytetari Bajram Canolli, i cili thotë për KosovaPress se në përgjithësi qytetarët nuk do të mund ta përballojnë këtë ngritje, andaj kërkon masa urgjente për ta shfuqizuar.