Arbëri

IKD thotë se burgosja për shkak të gjobave në trafik është e anti-kushtetuese

Foto: Koha / ilustrim
 

Ndonëse me Ligjin për kundërvajtje nuk parashihet që personat e gjobitur për shkelje të rregullave të komunikacionit të dënohen me burgim, shumë persona në Kosovë vazhdojnë të burgosen për të shlyer gjobat e shqiptuara.

Zyrtarët në Gjykatën Themelore në Prizren, konfirmojnë për Radion Evropa e Lirë se për vite me radhë, gjykata ka marrë vendime lidhur me këtë çështje dhe ato janë ekzekutuar.