Arbëri

Specialja e pakthyeshme, me ngritjen e aktakuzave paralajmërohet zbehje e skenës politike

Foto: Koha
 

Shoqëria civile tani e sheh si problematik rikthimin e Gjykatës Speciale për vlerësim në Kuvendin e Kosovës, pasi sipas tyre legjislativi nuk ka më kompetenca të merret me këtë gjykatë.

Por, në rast se Gjykata Speciale rikthehet, ata thonë se legjislatura e ardhshme duhet ta pranojë, pasi nëse tentohet të kundërshtohet, kjo do të jetë një “vetëvrasje” për shtetin e Kosovës, respektivisht për raportet e me SHBA-në, BE-në dhe shtetet mike.