Arbëri

Konjufca thotë se Nisma e kaloi pragun pas ndërhyrjeve politike

Foto: Koha

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se zgjatja e moscertifikimit të zgjedhjeve ka të bëjë me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, po të kishin fituar vetëm 10 ose 15 për qind të votave, rezultati do të ishte certifikuar qysh moti.

“Po pikërisht pse ka dalë e para Lëvizja Vetëvendosje, kjo iu ka penguar shumë faktorëve në Kosovë. Prandaj kemi vërejtur dy qëllime të caktuara lidhur me këtë çka po ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi i parë do të thosha që është përpjeka për me deskriditu rezultatin objektiv të zgjedhjeve, pasi thotë se vullneti i qytetarëve ishte përcaktim i qartë për ndryshime.

“Pra, të gjithë atë trinomin e PAN-it me qu në opozitë, kurse Vetëvendosjen me vendosë të parën e LDK të dytën. Ky është rezultati objektiv i zgjedhjeve dhe kjo nuk i ka pëlqyer dikujt. Prandaj janë përqendruar të gjitha forcat që me zvarrit procesin, me i lodhë qytetarët me i zhgënjy, e dëshpëru ata. Dhe e dyta është përpjekje e jashtëzakonshme në KQZ, është qu i madh e i vogël që Nismën me e bë subjekt parlamentar”, ka thënë ai, në RTV 21.

Sipas tij, Nisma e kaloi pragun pas ndërhyrjeve politike.

“Kemi të bëjmë me një proces të ndryshimit të rregullave të lojës gjatë procesit zgjedhorë”, ka thënë ai.