Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e tretë të vitit 2019.
Sipas këtij raporti, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 (TM3 2019) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.84 mijë tonë, kurse sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 338.1 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 79.2 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, Kosova ka importuar 410.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 437.1 GWh energji elektrike.
Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum në TM3 2019 ishte 1 034.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 11.80%.
Për më shumë informata, lidhur me Bilancin e energjisë në Kosovë, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/energjia
-
Rritet konsumi i energjisë elektrike
-
Gjatë TM2 të këtij viti Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike
-
Rritet për 6 për qind energjia elektrike e konsumuar për TM4 2018
-
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e prodhimi ra për 15%
-
Kosovës i teproi energjia elektrike në prill, më shumë shiti se që bleu