Gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit në Kosovë ishte rreth 2.3 milionë ton, sipas raportit më të ri të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas “Bilancit të Energjisë” për tremujorin e parë 2020, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 817.1 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 68.1 GWh.
Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, Kosova ka importuar 931.4 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë ka eksportuar 763.3 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e parë 2020, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 330.7 GWh energji elektrike.
Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 6.4%.
-
Në tremujorin e tretë konsumi i energjisë elektrike në Kosovë shënoi rritje për 11.80 për qind
-
Gjatë TM2 të këtij viti Kosova ka importuar 251.1 GWh energji elektrike
-
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e prodhimi ra për 15%
-
Kosovës i teproi energjia elektrike në prill, më shumë shiti se që bleu
-
Rritja e importit dhe rënia e prodhimit rrisin frikën për shtrenjtimin e energjisë elektrike