Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë miraton rezolutë për “Shmangie të krizës kushtetuese”

 

Tiranë, 15 nëntor -Kuvendi miratoi me 97 vota pro rezolutën për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Rezoluta vjen pas nxjerrjes së dekretit nga Presidenti i Republikës “Për emërimin e Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”, akt të cilin Kuvendi e konsideron në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës.