Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit “Interdev 2”, sot organizon panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave.
13 prodhuese nga komunitetet shqiptare dhe gorane nga Vitia dhe Dragashi do të prezantojnë bizneset e tyre në këtë ngjarje duke shfaqur produkte bujqësore, delikatesa gastronomike dhe vepra të ndryshme artizanale tradicionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, UNDP-së dhe zyrtarë komunalë do të jenë të pranishëm në këtë panair që mbahet në Qendrën Kulturore në Viti.