Arbëri

Jep dorëheqje asistentja në Fakultetin e Mjekësisë, e pakënaqur me UP-në

Ka 26 vjet që punon si asistente në Fakultetin e Mjekësisë.

Pas kaq shumë vjetësh përvojë pune në degën e Protetikës, Teuta Bicaj, të martën, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Shkak për këtë thotë të jenë pakënaqësitë me fakultetin dhe politikat që ky i fundit ka, raporton KTV.

Bicaj thotë se Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë asnjëherë nuk ka shqyrtuar kërkesat për mësimdhënësit.

Kërkesa e fundit për shtimin e numrit të profesorëve në degën e Protetikës ishte bërë në muajin maj.

Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka- Kërliu, e ka rekomanduar televizionin që për këtë çështje të kontaktohet pro-dekania Gloria Staka.

KTV-ja ka pyetur të njëjtën për një qëndrim, por nuk ka marrë përgjigjeje gjatë ditës.