Sipas kreut të KLP-së, më 14 dhjetor Shqipëria bëhet me prokuror të përgjithshëm të ri

Sipas kreut të KLP-së, më 14 dhjetor Shqipëria bëhet me prokuror të përgjithshëm të ri

12 November 2019 12:53

Maksimumi më 14 dhjetor Shqipëria do të ketë prokurorin e ri të përgjithshëm. Kështu tha kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, pas mbledhjes së radhës, nga e cila u miratua metodologjia sipas të cilës do të bëhet edhe pikëzimi i kandidatëve.

“Kuvendi mund të emërojë edhe të tretin e renditur nga ne, edhe të dytin, natyrisht edhe të parin. Shpresoj të bëjë këtë të fundit. Por në rast se nuk i mobilizon këtë numër votash, atëherë renditja jonë prevalon dhe prokurori do të jetë ai që ne rendisim të parin. Kështu që në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja (e enjte, 14 nëntor), Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm”, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelaj, ndërsa të enjten lista me renditjen e pikëzuar do t’i dërgohet Kuvendit.

Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, nëse asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota në Parlament, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm/A2CNN.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme