Qarkullimi i automjeteve në disa lagje në Vlorë ka mbetur i bllokuar si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të shiut.
Sipas raportimeve të Top Channel, në zonën e Skelës dhe lagjen “28 Nëntori” niveli i ujit aktualisht arrin deri në 50 cm.
Ndonëse punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë në terren për normalizimin e situatës, gjendja mbetet sërish problematike.
Këto përmbytje kanë ardhur si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë mbrëmë gjatë natës.