E diela me “Koha Ditore” u kushtohet qindra-mijëra ndërtimeve ilegale në vend

Mehmet Krasniqi Mehmet Krasniqi 09 November 2019 23:00

Mbushja e hapësirave private e publike me ndërtime pa leje gjatë 20 vjetëve të fundit, vlerësohet si nga një shqetësimet më të mëdha të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Pikërisht kësaj çështjeje i kushtohet numri i veçantë i së dielës në Koha Ditore. Shkrimi kryesor flet për 352 mijë ndërtimet e jashtëligjshme që presin legalizimin, dështimin në respektimin e ligjit dhe rekomandimet e shoqërisë civile.

A mund të vendoset rend urban vetëm duke legalizuar, apo edhe duke ndërhyrë aty ku është cenuar ky proces? Përgjigjet e kësaj dhe pyetjeve të tjera i jep arkitekti Arbër Sadiki, në rubrikën e intervistës.

Një rrëfim nga Prishtina vjen për gruan e parë kirurge në Kosovë, e cila theu tabunë gjinore dhe për 40 vjet radhazi shërbeu në këtë profesion.

Emrat e personave më të kërkuar në botë pas vrasjes së liderit të “Shtetit Islamik”, i kuptoni në faqet e botës.

Në fejton tregohet se cila është gjenerata që shmangu Luftën e Tretë Botërore.

Rrëfimet interesante të shqiptarëve për lidhjet e tyre me kuajt, sidomos gjatë luftës së fundit, i gjeni në rubrikën “Kosovarçe”.

Faqet e kulturës sjellin studiuesen Marigona Ademi dhe pasionin e saj për mozaikët.

Monumenti flet për prishtinasin Naim Sylejman dhe zanatin e tij 30-vjeçar të kafexhiut.

Ndërsa, dy nga faqet e sportit i kushtohen futbollistit Florian Loshaj, që luan në Rumani dhe ëndërr ka të veshë fanellën e Kosovës.

Përveç këtyre, në këtë numër të së dielës mund të lexoni edhe një numër shkrimesh tjera interesante nga vendi e bota.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme