Arbëri

A do të ballafaqohet Serbia me sanksione për shkak të armatimit nga Rusia

A do të ballafaqohet Serbia me sanksione për shkak të armatimit nga Rusia

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nuk do të ketë sanksione amerikane për Serbinë. Ai këto komente i bëri pas takimit me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, i ngarkuar për sanksione ndaj vendeve që bashkëpunojnë me Rusinë, Thomas Zarzecki.

Sipas tij, Serbia nuk ka asgjë për të fshehur dhe se Zarzecki ishte i kënaqur me ato që i ka dëgjuar nga zyrtarët serbë.