Arbëri

Maqedonasi deklarohet shqiptar për t’ia zënë vendin e punës

Descriptive Text

Për të zënë një vend pune bëjnë gjithçka në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka ndodhur me një punësim në njërën nga klinikat e Shkupit. Një qytetar i komunitetit maqedonas deklarohet shqiptar për t’ia zënë vendin e punës shqiptarit. Këtë e ka publikuar portali of.net.mk, përcjellë INA. Aty shihet se si edhe një maqedonas tjetër është deklaruar rom.

Nuk dihet se këto veprime a janë shqyrtuar dhe se a bëhet fjalë për deklarime autentike apo janë mashtrime, që dënohen me ligj.