Provat të cilat prokurorja në rastin “Pronto” kishte paralajmëruar se do t’i propozonte këtë të hënë, sipas Drita Hajdarit, të njëjtat gjenden në shkresat e lëndës.
Hajdari më tutje ka thënë se këto prova janë pjesë e raportit policor i propozuar që të administrohet si provë në aktakuzë.
“Këto prova kanë lidhje të ngushtë me dëshmitë e dëshmitarëve nga seanca e kaluar. Në kuadër të këtij raporti, propozoj që të administrohen si prova shkresa e ndërmarrjes së hekurudhave ‘Trainkos’, konkursi për pozitën e kryeshefit ekzekutiv, raporti mbi vlerësimin dhe rangimin dhe krijimin e listës së ngushtë të kandidatëve për pozitën kryeshef në ‘Trainkos’ 07.2011 dhe ‘Infrakos’”, ka thënë Hajdari.
Më tutje, Hajadari ka propozuar që të administrohet si provë edhe vendimi i qeverisë së Kosovës i datës 21.12.2011 për anulimin e konkurseve për kryeshfa ekzekutiv në “Trainkos” dhe “Infrakos”.
Derisa mbrojtja e Grabovcit dhe Beqajt kanë kundërshtuar këto prova, trupi gjykues është tërhequr për disa minuta për t’i shqyrtuar këto propozime të prokurorisë.
-
Gjykimi për “Pronto” do të vazhdojë të hënën, Hajdari thotë se sjell prova të reja
-
Rasti “Pronto”: Apeli së shpejti vendos për ankesën e Prokurorisë Speciale
-
Prokurorja Hajdari thotë se kërcënimet i shkuan pas “fushatave linçuese” ndaj saj
-
Kërcënohet prokurorja Hajdari, Policia thotë se rasti është duke u trajtuar
-
“Express gjykimi” në aferën “Pronto”