LDK-ja nxjerr në tavolinë edhe postin e kryeministrit Foto: Koha

LDK-ja nxjerr në tavolinë edhe postin e kryeministrit

Drenushë Maxhuni Drenushë Maxhuni 04 November 2019 07:30

Qëndrimet publike të disa zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po sfidojnë mundësinë e arritjes së marrëveshjes së shpejtë për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse më të shpeshta janë deklaratat ku thuhet se mes dy partive politike ka vullnet dhe gatishmëri për të ndërtuar program të përbashkët qeverisës, megjithatë nuk mungojnë “mesazhet” se ky entuziazëm edhe mund të shkojë huq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në deklaratën e fundit ka thënë se asnjë parti s’mund ta formojë Qeverinë e vetme, meqë, sipas tij, sistemi zgjedhor në Kosovë nuk e mundëson këtë. Por, krahas këtij argumenti numrash, ai ka shkuar më tej, duke relativizuar fitoren e VV-së dhe duke kontestuar qëndrimin e kësaj të fundit se votuesi tashmë ka vendosur për kreun e Qeverisë së re.

“Ky vend ka nevojë për qeverisje të mirë si për ajër. Por ajo që është e qartë është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së!”, ka shkruar Haziri në “Facebook”.

Ndaj deklaratës së tij ka pasur reagime të shumta. Mes tyre është edhe ai i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Ajo që tashmë është e qartë... emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

tafa05/11/2019 14:57

nuk lshon Luta pe edhe nu ktheft gjendja 98

Agim Krasniqi05/11/2019 14:57

LDK eshte partija e cila fuqishem ja mbeshtet edhe AAK edhe PDK ,vetem e vetem te mvetet ne pushtet me qellim te zhvatjes.LDK ne kete aspekt nuk dallon fare prej partive tjera si PDK,AAK,AKR,NISMA. Prandaj me se e domosdishme eshte qe te shkohet ne zgjedhje te serishme te cikat do ta sjedhin te gjitha te mirat Kisives ne krye ne LVV.

Shto koment

Të ngjashme