Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike, njofton IHMK-ja.
Dita e hënë vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut. Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.
Sa i përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.
Gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit era do ta mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18 m/s.