Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot i ngrohtë me vranësira të çrregullta

Të hënën do të mbajë mot i ngrohtë dhe me vranësira të çrregullta që vende–vende parashihen të sjellin reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 12 e 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 e 26 gradë celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.