Kryetari Mustafa dhe nënkryetarja Osmani takojnë zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer
Sot, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, së bashku me nënkryetaren Vjosa Osmani, takuan zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë këtij takimi, siç njofton kumtesa nga LDK-ja, u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.
“Kryetari Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin”, thuhet në kumtesë.
Përfaqësuesi Special Matthew Palmer, thotë LDK, foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.