Arbëri

Serwer: Shqipëria dhe Kosova të largojnë me çdo mënyrë idenë e një Shqipërie të madhe

Daniel Serwer, një nga personalitetet më të njohur të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, ishte sot i pranishëm në konferencën me temë “Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor”.

Eksperti amerikan për Ballkanin ka nënvizuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të largojnë me çdo mënyrë idenë e një Shqipërie të madhe, sepse do kishte pasoja destabilizuese dhe katastrofike, tha ai.

Lidhur me vendimin e 18 tetorit për negociatat, Serwer tha se Francës dhe Holandës duhet ti vijë turp për qëndrimin që mbajtën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por që kjo tha ai, nuk duhet kurrsesi të pengojë Shqipërinë të ecë përpara dhe të mos rresht në këmbënguljen për anëtarësim, gjë që nuk do ndodhë eventualisht për disa vite edhe sikur të hapen negociatat u shpreh Daniel Serwr.

Fjala e plotë Daniel Serwer:

Ky vend ka bërë përparim fantastik, është anëtar i NATO dhe kandidat për në be. 22 vite më parë ishte në kaos vendi në vijim të skemave piramidale, keni kaluar zhvillim spektakolar ekonomik dhe keni përmbushur kriteret për hapje të negociatave. Rrethanat politike ishin që e ndaluan. Francës e Holandës duhet ti vijë turp si vepruan me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Çështja është se si ti përgjigjemi kësaj vonese kaq të madhe për të njohur atë arritje që Shkupi e Tirana janë krenarë. Jeni të zhgënjyer e acaruar ju mirëkuptoj por kjo s’do ju çojë përpara, përgjigje do jetë angazhimi ndaj reformave, ju jeni ende kandidat mund të përparoni edhe pa të ashtuquajturën negociata. S’duhet të vonojnë zbatimin e kuadrit ligjor evropian. Shumica e të mirave vijnë nga reformat që do merrni. Kjo vonesë do vonojë hyrjen eventuale që nuk do ndodhë gjithsesi edhe për shumë vite

Mal i Zi nuk reshtën të kërkonin, vazhduan duke e ditur mirë që Franca e Holanda s’do i mbështesnin më shumë se sa mbështetën Shqipërinë e Maqedoninë.

Ka dy çështje kryesore, sundimi i ligjit dhe sjellja politike.

Jeni të lodhur prej atyre që predikojnë për sundimin e ligjit, po ju nevojitet jo për ne, por për veten, institucionet tuaja janë më të mira por ju mungon kultura e ligjshmërisë, nuk është e lehtë dhe e pranoj se ka dhe vende në Amerikë që mungon por sundimi i ligjit duhet të triumfojë.

E di që është e vështirë për tu pranuar, por …dita do vijë si këtu dhe në Çikago, ku unë kam jetuar që ti ofrosh punë një kushëriri të kualifikuar është abuzim me detyrën. Dita do vijë kur s’do toleroni politikanë që kanë burime financiare që s’i justifikojnë si shumica e gjyqtarëve që e kanë humbur detyrën për këto arsye. Këto janë vitale për individë të kauliifkuar që s’varen nga lidhjet por kualifikimi. Të jesh në opozitë është frustruese e kuptoj dhe e besoj, por ka rëndësi që qeverisja dhe sistemi…disa mund ti gjykojnë se po tregohem i anshëm por se kam këtë qëllim, po përpiqem t’ju bind se pjesëmarrja është detyrim edhe nëse mendoni se është një mashtrim sistemi.

Çështja është a do jetojnë shqiptarët në 6 vende të ndryshme ballkanike apo do sfidojnë marrëveshjen territoriale? Asgjë s’do ndikonte më shumë ambiciet… Shqipëria e Kosova s’duhet të kërkojë ndryshim kufijsh. Uashingtoni e Berlini nuk do e pranonin kurrë, do kishte pasoja katastrofike e destabilizuese. E duhura është që Shqipëria e Kosova të kujdesen për ato sëmundjet e brendshme të ruajnë marrëdhënie të mira e të ushqejnë marrëdhënie të mira me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera. Asgjë që mund të bëjë Franca e Holanda s’mund t’ju pengojë të bëni atë lloj Shqipërie e shpresoj të bëni zgjedhjen e duhur e të mençur”/Koha Jonë.