Arbëri

Veriu i Mitrovicës, shënjestër e luftimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës

Veriu i Mitrovicës, shënjestër e luftimit të krimit të organizuar dhe kontrabandës

Autoritetet në Kosovë janë përqendruar në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës. Të enjten, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar tre zyrtarë policor.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se aksioni i së enjten është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”. Si rezultat i këtij operacioni, i cili po zhvillohet që nga muaji maj, deri më tani janë arrestuar 25 persona.