Arbëri

Dushan Kozarevit s'i lejohet hyrja në Kosovë, nuk njoftoi për vizitën

Dushan Kozarev, zëvendësit të Marko Gjuriqit, i është refuzuar hyrja në Kosovë pasi paraprakisht, ai s’ka marrë leje e as nuk ka njoftuar institucionet përkatëse në Kosovë.

“Kosarevit, zëvendësdrejtorit të Djuriçit i është refuzuar hyrja në Kosovë nga Policia sepse ai nuk e ka njoftuar qeverinë e Kosovës për vizitën e tij dhe qëllimet e vizitës së tij. Nëse do ta bënte një gjë të tillë, Qeveria e Kosovës do ti do ti jepte leje. Rrjedhimisht do ti ofronim edhe sigurinë e nevojshme. Zyrtarët serbë nuk mund të vizitojnë Kosovën pa respektuar marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar në Facebook Jetlir Zyberaj, këshilltar në MPJ.