Sot janë mbushur 19 vjet që kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në fshatin Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan fillimisht nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.
Masakra e kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë civile shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe në Kosovë.
Në Lybeniq janë vrarë 71 banorë të tij.
Shkodran Imeraj, hulumtues i pavarur shkencor në Institutin e Historisë në Prishtinë, ka thënë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ka dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.