Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

19 vjet nga masakra e Lubeniqit

Më 1 prill të vitit 1999 në Lubeniq të Pejës në orët e hershme të mëngjesit njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit.

Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit , ata i ndanë burrat nga gratë dhe më pas i ekzekutuan në mënyrën më çnjerëzore.

Në Lubeniq është kryer gjenocid ndaj popullsisë civile. Aty janë ekzekutuar mbi 80 persona. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra dhe fëmijë të vegjël.

Aty janë ekzekutuar edhe tre të mitur : Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeçar) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeçar).

Po ashtu, aty është vrarë e masakruar edhe gruaja shtatzënë Shyhrete Ukshinaj e cila edhe sot figuron e zhdukur.

Masakra e Lubeniqit konsiderohet si një nga masakrat më makabre të pushtuesit serb në Kosovë.