Nëntëmbëdhjetë të rinj janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara dje, si pjesë e programit të Shkëmbimit dhe Studimit për të Rinjtë.
“Jini mendjehapur dhe bëni sa më shumë pyetje të mundeni. Sfidoni veten tuaj”, -u tha shefi i Marrëdhënieve me Publikun Brian Beckman nxënësve përpara nisjes se tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasada Amerikane në Tiranë i ka uruar suksese suksese nëntëmbëdhjetë pjesëmarrësve në këtë program studimi. Programi i shkëmbimit të të rinjve dhe i studimit Kennedy-Lugar (YES) u themelua nga Kongresi Amerikan në tetor të vitit 2002, në përgjigje të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001.
Programi financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky program u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë./atsh