Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

19 OJQ do të angazhohen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

19 organizata joqeveritare kanë marrë mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të implementuar 19 projekte që kanë të bëjnë me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë ditës së sotme kur është bërë edhe lansimi i këtyre projekteve, Ministria ka nënshkruar kontratat me 19 organizatat, ndërkohë që është bërë thirrje që këto organizata të marrin seriozisht implementimin e këtyre projekteve.

Me rastin e lansimit të këtyre projekteve ministri Kujtim Gashi, tha se që nga dita e parë kur ka ardhur në krye të kësaj Ministrie është fokusuar në temën siç është lufta kundër ekstremizmit.

Gashi tha se ka pasur të rinj që janë bërë pjesë e luftërave të ndryshme dhe për këtë ai tha se janë të përkushtuar në parandalimin e kësaj dukurie.

“Janë 19 projekte që sot nënshkruhen të cilat e kanë këtë qëllim që të rinjtë tanë me i sensibilizua që të mos bien pre e provokimeve të ndryshme. Po ashtu, në të njëjtën kohë ata të cilët kanë qenë pjesë e këtyre luftërave të kenë një mundësi përmes këtyre projekteve t’i rehabilitojmë nëpër aktivitetet tona rinore. Unë sot kisha kërkuar nga të gjithë organizatat të cilat kanë fituar nga ky projekt që ta marrin seriozisht implementimin e këtij projekti”, tha ai, raporton KsP.

Edhe Qeveria ka prioritet parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm Arbëri Qeveria ka prioritet parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Ministri Gashi tha se nga Departamenti i Rinisë do të kërkojnë që të monitorojnë këto organizata për të parë nëse po i implementojnë projektet.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa është shuma e mjeteve që secila nga këto organizata ka marrë, ministri Gashi u shpreh se paratë publike po shkojnë për një kauzë të mirë.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës Kreshnik Xharra, pret që bashkëpunimi me këto organizata të jetë i frytshëm dhe që të njëjtat ta marrin seriozisht implementimin e projekteve të cilat i kanë marrë përsipër.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mënyrë progresive ka rritur përkrahjen për rininë e sidomos këto vitet e fundit. Përmes mbështetjes që sot MKRS që ka ofruar për 19 organizatat fituese të shoqërisë civile po bënë përpjekje për të vazhduar dhe nxitur vlerat demokratike, duke ndihmuar që të kultivojmë një shoqëri që mbështetet mbi respektin e të drejtave të njeriut, barazinë dhe lirinë. Ne presim që të kemi një partneritet të frytshëm me të gjithë ju që ndodheni këtu në sall dhe një seriozitet në realizimin e projekteve të cilat i keni marrë përsipër”, tha Xharra.

Një nga organizatat përfitueset të mbështetjes është Organizata “Liza-R”, ku përfaqësuesi i kësaj organizate Mensur Morina u zotua se do të implementojnë projektin në përpikëri.

Edhe MKRS me marrëveshje bashkëpunimi me 119 OJQ dhe organizata rinore Arbëri MKRS me marrëveshje bashkëpunimi me 119 OJQ dhe organizata rinore

“Si organizatë do të promovojmë këtë punë dhe do të luftojmë, do ta parandalojmë ekstremizmin e dhunshëm që shpije në terrorizëm”, tha Morina.

Këto 19 projekte përkrahen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në fushën e Sigurisë Njerëzore përkatësisht projektet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.