Ali Ahmeti: “Turp më vjen, liderët tanë i kanë bërë pikë e pesë shqiptarët...”

Ali Ahmeti: “Turp më vjen, liderët tanë i kanë bërë pikë e pesë shqiptarët...”

21 October 2019 11:54

Pas takimit në Vodno, zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka postuar paraqitjen e Ali Ahmetit, në TV21 ku shfaqet me nerva dhe duke i rënë disa herë tavolinën kritikon partitë shqiptare, të cilat me një numër të madh pjesëmarrësish po marrin pjesë në takimet e liderëve.

“Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bërë pikë e pesë shqiptarët. Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje. I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata. Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do ti nënçmoj shqiptarët” me nervozë është shprehur Ahmeti.

Komentet

Hasani05/11/2019 17:15

Nuk kane thane kot, 2 shqioptare e 3 parti!

X05/11/2019 17:15

Ti ja ke nis kesaj valleje

Shto koment

Të ngjashme