Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më datë 17 tetor 2019, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, vizitoi Universitetin e Norwichit në Vermont.
Gjeneral Rama në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nënshkruar Marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Norwich-it për të bashkëpunuar në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor në fushën ushtarake, si dhe garave në mes të kadetëve të këtyre institucioneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas nënshkrimit të këtij memorandumi, Rama e falënderoi presidentin e këtij institucioni Richard Schneider për besimin dhe mundësinë e dhënë duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e njohurive dhe përvojave të kadetëve të të dyja institucioneve.
Delegacioni i FSK-së pati rastin të vizitojë Qendrën Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike, ku nga stafi i kësaj qendre u njoftua për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të saj mësimor.
Me një traditë 200-vjeçare, Universiteti e Norwichit, i cili njihet edhe si Kolegji Ushtarak i Vermontit, konsiderohet të jetë institucioni ushtarak më i vjetër në SHBA. Me një staf mjaft profesional dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme, qëllimi i këtij kolegji është që të edukojë dhe të trajnojë kadetët e rijnë për të qenë liderë të ushtrisë amerikane.
Realizimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi pritet të fillojë në vitin 2020.