Arbëri

Për shkelje ligjore OSHP-ja ia anulon për herë të dytë tenderin ATK-së

Për shkelje ligjore OSHP-ja ia anulon për herë të dytë tenderin ATK-së

Shkeljet e Ligjit të Prokurimit kanë bërë që për herë të dytë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ta anulojë vendimin për dhënie të kontratës të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për tenderin me titull “Shërbimet e sigurimit për asetet e sekuestruara nga tatimpaguesit sipas kërkesave dhe nevojave të Autoritetit Kontraktues”.

Kjo pasi që edhe këtë herë ankesa e operatorit ekonomik “Nazeri 2000 sh.p.k- dega në Kosovë”, është pranuar si e bazuar, shkruan sot Koha Ditore.