Policia e Kosovës ka marrë sot disa pajisje forenzike të cilat iu dorëzuan nga udhëheqësi i Projektit gjeneral “IPA 2017” për “Luftimin e krimeve serioze në Ballkanin Perëndimor”.
Në një njoftim nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se pajisjet u dorëzuan nga udhëheqësi i projektit Gennaro Capoluongo, i shoqëruar nga ambasadori italian në Kosovë dhe personeli i Policisë së Italisë.
Ndër pajisjet që ka përfituar sot Policia janë: Set i pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valixhe kriminalistike) i dedikuar për forenzikë, kuti, aparat fotografik profesional, llambë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme. Sipas njoftimit, ka edhe pajisje të tjera që ka përfituar PK-ja.
{gallery}