Familjet shqiptare zotërojnë kursime në vlerën e 1.14 trilionë lekëve ose rreth 9.3 miliardë euro. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në mesin e këtij viti kursimet e individëve u rritën me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Këto kursime përfshijnë të gjitha asetet financiare të individëve rezidentë, përfshi depozitat bankare, bonot, obligacionet, si edhe kuotat në fondet e investimeve dhe ato të pensioneve. Depozitat bankare dominojnë dukshëm strukturën e kursimeve të shqiptarëve, me pothuajse 83% të vlerës totale. Depozitat e individëve në fund të qershorit kishin vlerën e 945 miliardë lekëve, në rritje vjetore krahasuar me 4.5%. Në një vit, shqiptarët i kanë shtuar depozitat e tyre bankare me 41 miliardë lekë, shifër kjo e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë mes depozitave në lekë dhe atyre në valutë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstrumenti i dytë më i rëndësishëm për investimin e kursimeve të individëve janë titujt e borxhit të qeverisë shqiptare. Bonot dhe obligacionet në portofolin e tyre kishin në fund të qershorit vlerën e 134 miliardë lekëve ose afërsisht 1.1 miliard eurove. Por, në 12 muajt e fundit interesi i shqiptarëve për këto instrumente ka rënë. Vlera totale e bonove dhe obligacioneve të mbajtura nga individët ka rënë me 8 miliardë lekë.