Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendës-shefin e EULEX-it dhe ushtrues detyre i shefit të misionit të EULEX-it, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.
Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.