Me “tërheqje taktike”, Qeveria shmang “dështimin spektakolar” në INTERPOL Foto: Koha / ilustrim

Me “tërheqje taktike”, Qeveria shmang “dështimin spektakolar” në INTERPOL

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 16 October 2019 06:51

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë “tërheqje taktike” nga mësymja për t’u anëtarësuar Kosova sivjet në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

Tek të martën, kur edhe ka nisur punimet Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, ai ka vendosur t’i bindet rekomandimit për sprapsje që e kishin dhënë aleatët perëndimorë, sipas të cilëve, në rast se aplikimi do të vihej në votim, Kosova do të përballej me “dështim spektakolar”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej javës së kaluar, “Koha Ditore” ka kërkuar informacione nga Zyra e kryeministrit e edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, përkitazi me mundësinë e tërheqjes së aplikacionit. Kurrfarë përgjigje nuk është dhënë. Ndërkaq, lajmi për “tërheqjen taktike” të Haradinajt kosovarët e kanë mësuar vetëm nga mediet në Serbi, të cilave iu ishte bërë i ditur vendimi.

Pas kësaj, Zyra e kryeministrit e ka lëshuar një njoftim fare të shkurtër për media.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat e tij si kryeministër në detyrë dhe nga rekomandimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, sot ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme