Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

12 zyrtarët e KQZ-së nuk janë infektuar, Prokuroria kërkon analiza jashtë vendit

Foto: Driton Paçarada / Koha

Dymbëdhjetë zyrtarët e hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK, nën dyshimet se janë helmuar nga zarfet e fletëvotimeve, do të lirohen të mërkurën nga trajtimi.

Analizat e Institutit të Shëndetit Publik kanë konstatuar që tek të gjithë pacientët nuk ka “sindromë infeksioze”, shkruan sot “Koha Ditore”. Këta pacientë janë hospitalizuar të dielën, pasi janë përballur me një reaksion teksa kanë qenë duke numëruar zarfet me vota të ardhura nga Serbia në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dyshime” për rezultatet e këtyre analizave në mënyrë të tërthortë ka shprehur Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët të martën kanë deklaruar se analizat do të dërgohen edhe jashtë vendit për të parë rezultatin.

Pas rezultateve të analizave, të cilat janë bërë publike pas 48 orëve, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Linda Ajazaj-Berisha, tha se rezultatet e analizave nuk kanë treguar ndonjë sëmundje infektive.

(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)