Sociologu Fadil Maloku ka shprehur bindjen se Qeveria e re kosovare, s’ka kohë për “eksport”.
Sipas tij, LDK-ja, me vendimin për të prolonguar negociatat me VV, deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, në fakt është duke “krijuar qysh tani alibinë” e vonesës së negociatave me Serbinë.
“Ndryshe, nëse nga pozicioni dyvjeçar i të qenit opozitar, këto dy subjekte politike, nuk ia kanë ‘detektu’ njëra tjetrës mangësitë dhe përparësitë, atëherë, vaj halli nëse këtë rinjohje, do e kërkojnë pas certifikimit dhe sidomos gjatë kohës së ‘martesës’ së përbashkët”, ka thënë Maloku.