Arbëri

DW: Shengeni i Vogël - ide e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

DW: Shengeni i Vogël - ide e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

Shengeni i vogël në Ballkan ide e mirë: ua lehtëson jetën edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Megjithatë problemi qëndron në marrëdhëniet e Beogradit në njërën anë, dhe Tiranës e Shkupit në anën tjetër.

Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një „Shengeni të vogël" midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të „gjashtëshes së Ballkanit" përkatësisht Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, në vështrim të parë është një lajm i mirë. Por shtrohet pyetja mbi sinqeritetin e vetë nënshkruesve, sidomos të Vuçiqit e Ramës, vlerësojnë analistë serbë për Deutsche Wellen (DW).